Aksident në Vushtrri, ka edhe të lënduar

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë, afër udhëkryqit që lidh qytetin me fshatin Studime, shkruan fokusi.info.

Nga pamjet e para që kanë dërguar qytetarë shihen dy vetura të aksidentuara me dëme materiale.

Sipas lexuesve të fokusit, thuhet se  dy persona janë të lënduar.

Në vendngjarje janë edhe njësitet përkatëse policore që po merren me ekzaminimin e aksidentit të sapondodhur.

Rikujtojmë se ditë më parë banorë të kësaj pjese kishin protestuar përshkak të rrezikut që u kanoset atyre nga veturat në mungesë të vendosjes së semaforëve në këtë pjesë.