Aksident trafiku në Klinë – humb jetën motoçiklisti

Sot rreth orës 20:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Klinë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Klan Kosova mëson se aksidenti ka ndodhur në mes të një vetura dhe një motoçiklete, ku si pasojë drejtuesi i kësaj të fundit nuk ka arritur të mbijetojë.

Klan Kosova ka kontaktuar Policinë e Pejës, mirëpo deri më tani nuk ka arritur të marrë konfirmim.