Aksident trafiku në Obiliq, gjashtë persona të lënduar

Sonte rreth orës 22:10 në fshatin Milloshevë të Obiliqit ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjeteve.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.