Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po ju njoftoj se policia në Gjilan është njoftuar për rastin dhe me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, tha Hashani.

Ai tha më tej se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).