Aksident trafiku në Qafë Thanë, një i vdekur e dy të lënduar (Foto)

Një person ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm.

Në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler.

Me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan, shkruan Balkanweb.

Si pasojë e aksidentit e moshuara R.H., 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si kanë mbetur të plagosura lehtë dy gra D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe, të cilat ishin pasagjerët në autobus.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.