Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 41-vjeçari shqiptar

Një shqiptar 41-vjeç ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në autostradën A13 të Bolonjës dhe Padovës, pranë Rovigos.

Mediat italiane raportojnë se 41-vjeçari po drejtonte mjetin ‘Fiat Doblò’, në momentin kur u përplas me një mjet Peugeot 208 dhe një Fiat Panda.

Më herët në atë zonë ishin përplasur dy mjete të tjera. Kalvari i automjeteve i krijuar ka sjellë edhe aksidentin tragjik që i mori jetën shqiptarit.

Shqiptarja.com