Aksident tragjik në Tiranë: Shuhet familja katëranëtarëshe

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmë në Tiranë.

Një makinë ku udhëtonte një familje me katër anëtarë dhe një i afërmi i tyre ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në afërsi të rrethrrotullimit të një qendre tregtare.

Për pasojë raportohet të kenë humbur katër anëtarë të familjes Biba. Babai, nëna dhe njëra nga vajzat gjetën vdekjen e menjehershme, ndërsa vajza tjetër humbi jetën pak minuta pas tyre në spital.

I lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit A. A, i afërm i familjes Biba.

Bëhët me dije se edhe gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë./Balkanweb/

Tiranë/Informacion paraprak

“Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B, ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”