Hoxhaj për letrën e Biden: Kjo dëshmon se ishim gjithmonë në anën e duhur të historisë, të tjerët në anën e gabuar

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, e komentuar letrën e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden drejtuar presidentit serb, ku i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës duke thënë se ky subjekt politik ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë

“Sot presidenti serb ka pranuar një letër nga Joe Biden, i cili në mënyrë të qartë përmend pritja, qëllimi dhe zotimi amerikanë se vetëm njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ka pret Amerika prej teje. A e dini çka tregon kjo. Kjo tregon se na çka jemi në PDK, në kundërshtim me ata që janë në garë me neve, e që do t’i lëmë jashtë garës është se ne kemi qenë në anën e drejtë të historisë, të tjerët kanë qenë në anën e gabuar të historisë”.

“Albin Kurti ka kundërshtuar marrëveshjen e Ramubjesë, ai ka kundërshtuan pakon e Ahtisarit, demarkimin me Malin e Zi, ai ka kundërshtuar marrëveshjen e Washingonit. Pas 20 vjetësh prapa qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se për këtë do të votojnë. A do votojnë për dikë që i beson Amerikës, apo për dikë që i beson dikujt tjetër”, ka thënë Hoxhaj.