Aksidentohet autobusi me pasagjerë nga Kosova, mediumi bullgar jep detaje

29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve janë fëmijë u strehuan në Bullgari pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mëngjesin e sotëm është aksidentuar në qytetin e Kyustendilit.

Kjo është raportuar nga medium Struma.

Siç theksohet në raportimin e këtij medium, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur autobusi me pasagjerë nga Kosova e ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru.

Drejtuesi i kamionit raportohet se po përpiqej t’u tregonte të tjerëve në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi e goditi kamionin dhe ai doli nga rruga.

Shoferi i këtij autobusi raportohet të ketë pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti është dërguar për mjekim në Qendrën Mjekësor Qendrore të Kyustendilit për ekzaminim dhe ndihmë mjekësore.

Tashmë është ekzaminuar edhe vendi i ngjarjes nga organet e hetuesisë ndërsa për aksidentin ka nisur edhe procedurë paraprake.