Aksidentohet keq ambulanca, vdes mjeku dhe infermierja

Një aksident i tmerrshme i përplasjes mes një treni dhe një ambulance në binarë ka ndodhur në Puszczkowo të Polonisë, raporton noa.al.

Ambulanca po kalonte në rrugën që kryqëzohet me binarët, kur ndodhi aksidenti.

Drejtuesi i mjetit tentoi që të manovrojë, por treni e goditi furishëm ambulancën duke e shkatërruar.

Për pasojë mjeku dhe infermierja që ndodheshin brenda, gjetën vdekjen në vend.

Ndërkohë shoferi arriti të shpëtojë, por ndodhet në spital me dëmtime të shumta.