Moti sot në Shqipëri

Në territorin e Republikës së Shqipërisë do të qarkullojnë masa ajrore të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimatre. Në mesditë e pasdite përgjatë maleve do të ketë zhvillim vranësirash duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 12m/s, duke u shoqëruar me valëzim 1-2 ballë.

Temperatura më e lartë sot do të regjistrohen në Elbasan e Gjirokastër (34 gradë celsius), ndërsa më e ulta 19 gradë në Gjirokastër.