Aksidentohet me motoçikletë 18-vjeçari, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

0
309

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Sarandë. Mësohet se një 18-vjeçar është aksidentuar në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës në Sarandë.

Bëhet me dije se 18-vjeçari , Arbër Dyleshari ishte duke udhëtuar me motoçikletën në momentin kur ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda dhe fraktura në të gjithë trupin. Menjëherë është transportuar drejt spitalit të Sarandës , i cili ka përfunduar atje në gjendje kome.

Në këtë situatë bluzat e bardha të Sarandës vendosën transportimin e tij me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë./shekulli