Aksidentohet vetura zyrtare në Prishtinë, nuk respekton semaforin

Të premtën në mesditë një veturë zyrtare, 3Z është aksidentuar në Prishtinë, saktësisht te konviktet, shkruan Indeksonline.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar fotografitë i cili ka thënë se kjo veturë nuk ka respektuar shenjat e komunikacionit.

Sipas tij, vozitësi i 3Z nuk ka ndaluar veturën kur është ndezur semafori i kuq.

Si pasojë e kësaj ka ndodhur aksidenti.