Aksioni “Brezovica”, arrestohet edhe ish-sekretari i Ministrisë së Mjedisit

Shtatë persona janë arrestuar sot gjatë aksionit të Policisë së Kosovës që ende po zhvillohet lidhur me rastin “Brezovica”.

Në mesin e qytetarëve të arrestuar FrontOnline mëson nga burimet se është edhe një ish-zyrtar i kësaj ministrie.

Bëhet fjalë për Arben Çitakun, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Ai dhe të tjerët tjerë dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”.

Aksioni është zhvilluar në 10 lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë. Ka pasur bastisje në objektin e Ministrisë së Mjedisit, ndërsa raportohet se Policia ka marrë në këtë objekt edhe lejet ujore për hidrocentralin “Brezovica”.

Në fund të dhjetorit të vitit 2021, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë persona, përfshirë ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, njëherësh zyrtarin e Listës Serbe, Bratisllav Nikoliq, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.