Aktivisti i LVV-së: Mos të bëhemi “kantë e bërllogut e PDK-ës”, “çka po qet PDK-ja, LVV-ja po i bon deputetë”

Sot LVV mban zgjedhje për caktimin e kandidatëve nga komuna e Gjilanit. Një aktivist (Agron Hyseni) i kësaj partie nga Gjjilani ka bërë thirrje a që të mos votohen aktivistët e LVV-së të cilët nuk jetojnë më në këtë komunë dhe sidomos ata të cilët më herët kanë qenë “PDK të flaktë”.

“E shihni se si po na sulmojnë si “kantë e bërllogut e PDK-ës”, çka po qet PDK-ja, LVV-ja po i bon deputetë!”, ka shtuar Agron Hyseni në faqen e tij në FB.

Ky është postimi i plotë i Agron Hysenit:

Aktivistë të LVV nga Gjilani.

Sot do t’i votoni kandidatët për Listën zgjedhore.

Keni kujdes kë po e delegoni!!!

Shemsi Syla jeton në Fushē Kosovë që nga paslufta;

Hydajet Hyseni në Prishtinë, që nga dalja prej burgut;

Edhe Sami Kurteshi jeton në Prishtinë që nga paslufta.

Nē realitet ata që nga 1980-ta nuk jetojnë në Gjilan.

Delegoni ata që jetojnë në Gjilan, e jo ata që veç kanë përfitu nga Gjilani.

Edhe ndoshta nuk keni harru se ata ishin PDK të flaktë.

E shihni se si po na sulmojnë si “kantë e bërllogut e PDK-ës”, çka po qet PDK-ja, LVV-ja po i bon deputetë!

Ndihmoni Qendrës që të fitojmë!!!