Një kosovare mërzitet për gjeneralin iranian, del kundër Haradinajt e Pacollit

Kosovarja Ikballe Huduti-Berisha, që ka lidhje me Iranin, ka dalë kundër udhëheqësve të Shtetit të Kosovës që përkrahen vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani.

Themeluesja e një fondacioni fetar islamik në Kosovë që ishte deklaruar kundër Amerikës dhe Izraelit ka thënë se gjenerali i vrarë iranian nuk do të vdesë kurrë.

“Njerezit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajne gjak kriminile ata jane te vdekur por vetem frymojne per tu turperuar vet dhe kombin e vet kriminel”, ka shkruar Huduti-Berisha.