Alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës dyshohet të jetë i rrejshëm

U raportua pak më parë për një alarm i cili ka ardhur përmes e-mailit në Aeroportin e Prishtinës.

Mësohet se udhëtarët tashmë kanë zbritur si dhe po kontrollohet autobusi dhe hapësirat e aeroplanit.

Dyshohet se alarmi është fals, ashtu siç ka ndodh edhe në disa lokacione në Prishtinë./Sinjali/