Alban Hyseni flet pas ndalesës nga serbët te Dheu i Bardhë

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni është deklaruar pas ndalesës që iu bë nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Hyseni thotë se pas më shumë se 2 orë pritje, iu lejua të vazhdojnë udhëtimin, pa u dhënë asnjë arsye se pse janë ndalur në këtë pikë kufitare.

“Ata të diskriminojnë e të ndalin në kufinjë pa arsye, duke përdorur figura politike e qytetarë për tensionimin edhe më tej të situatës së brishtë që gjendemi tani”, thotë Hyseni.

“Rrugës për Bujanoc, në ngushëllime për humbjen e vëllaut tek kolegu im, Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, u ndaluam nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.Pas më shumë se 2 orë pritje, na u lejua të vazhdojmë udhëtimin tonë, pa na u dhënë asnjë arsye se pse jemi ndalur në këtë pikë kufitare.Ata të diskriminojnë e të ndalin në kufinjë pa arsye, duke përdorur figura politike e qytetarë për tensionimin edhe më tej të situatës së brishtë që gjendemi tani”, thotë ai.