Albin Kurti shtrihet në spital

Kreu i Lëvizjes Vetëvedosje, Albin Kurti është shtrirë në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së Facebook kolegu i tij Arben Vitia.
“Të dashur miq, meqenëse shumë prej jush po thërrisni në telefon për të pyetur, po ju njoftoj këtu, Albini sot në mëngjes herët ka patur një shqetësim shëndetësor, për shkak të një infeksioni gripal.
Falë përkujdesjes së mjekëve në emergjencë dhe klinikës infektive në QKUK, gjendja e tij tash është më stabile. Pranë tij është kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve. Meqenëse shenjat janë të gjitha të mira, shpresojmë që do të dalë sa më shpejt”.