Albin Kurti s’ia zgjat dorën as sot presidentit Thaçi! (Video)

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherësh pretendenti kryesor për kryeministër, Albin Kurti nuk e ka ndërmend assesi t’i rregullojë raportet me presidentin e Republikës, Hashim Thaçin.

Ata edhe sot nuk janë përshëndetur me njëri-tjetrin.

Indeksonline ka ‘kapur’ disa momente në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku shihet Kurti dhe Thaçi shumë afër njëri-tjetrit, por me marrëdhënie “të ftohta”.

Ndryshe, lideri i LVV-së dhe presidenti Thaçi kishin zhvilluar një takim, në zyrën e këtij të fundit, me 6 janar.