Rama porosi të veçantë kamarierëve për banorët e prekur nga tërmeti: Ilaçet falas, mësues për fëmijët (video)

Gjatë vizitës në Golem në një hotel ku ndoqi nga afër akomodimin e banorëve të prekur nga tërmeti, kryeministri Rama kishte një porosi të veçantë për stafin e shërbimit. Ai u kërkoi që trajtohen si pacientë dhe jo klientë. Rama gjithashtu u tha banorëve se ilaçet do i kenë falas nëse do të kenë nevojë, gjithashtu do të ketë mësues për fëmijët.

“Punët e Zotit i di Zoti, punët do i bëjmë vetëm duhet durim. Do të rrini këtu, do të trajtoheni sikur të ishit turistë në sezonin veror. Do të kontribuojmë ne që të rrijë i gjithë stafi në dispozicion. Do të kemi mjekë dhe infermierë, ilaçet do i mbulojmë ne. Mbushuni me frymë thellë, mos mendoni më për tërmetin.

E tmerrshme është të jetosh me këtë ndjejë. Të gjitha janë bërë për të gjallin. Hoteli do të rrijë hapur gjithë dimrin dhe mbulimi i kostove të jetë i sigurt. Këta nuk janë klientë por pacientë, duhet me i duruar pak me ua bërë më shumë se turistët. Trajtojini sikur ti kishit prindërit tuaj.

Nuk ka arsye për panik. Ne e dimë shumë mirë ku i cojmë. Atje ku u cojmë ne nuk ka arsye për panik, nëse do të bjerë një tërmet i madh nuk e dimë, se janë punët e Zotit, tërmetet nuk parashikohen janë si vdekja. Doni të shkoni në hotel me të gjitha të mirat, hajdeni. Mos rrini në tenda dhe në rrugë, në hotel do të trajtojeni me mjekë, infermierë dhe mësues për fëmijët” tha ai.

Shqiptarja.com