Albulena Haxhiu nuk mohon se iu punësua vëllai nga Kadri Veseli: Sulmon personin e Zekës

0
534

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka sot ka shkruar se në vitin 2010, kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ia kishte punësuar vëllain në Telekom,  deputetes së VV’së, Albulena Haxhiut.

Periskopi ka kontaktuar me Haxhiun, e cila nuk mohon akuzën e Zekës. Megjithatë ka këtë përgjigje.

‘’S’merrem me të. Do të vazhdojmë të denoncojmë të keqen dhe nepotizmin’’, ka thënë shkurt Haxhiu për Periskopin.

Milaim Zeka këtë raportim në Facebook e bëri pas rastit të Osman Ejupit, ish-anëtar i Bordit në Telekom, i cili kishte punësuar 4 fëmijët e tij në këtë ndërmarrje. Sot ky person dha dorëheqje nga posti që mbante.

‘’Nuk ashte vetem Osman Ejupi…Ashte edhe Albulena Haxhiu e VV-se.  Albulena e ka vellain ne Vala, Oti Haxhiu, te cilin ja ka punesu Kadri Veseli me 2010.Ne Ptk-Vala, nuk ashte vetem ky tipi. Ashte edhe Skender Hoti, anetar i Bordit dhe i Nismes, ka punesu vajzen e tije’’, ka thënë Milaim Zeka.

Ndërsa sot gjatë ditës, Albulena Haxhiu kishte shkruar në Facebook rreth punësimeve familjare në PTK. Sipas saj, Prokuroria duhet të fillojë me ndjekje penale ndaj gjithë atyre që keqpërdorin në këtë formë pozitën zyrtare në institucionet shtetërore.

‘’Anëtari i Bordit të Telekomit paska dhënë dorëheqje nga Bordi për shkak të veprimeve të tij të kundërligjshme.
Tani prokuroria duhet të filloj me ndjekjen penale ndaj tij dhe disa anëtarëve të tjerë që dyshohen se kanë bërë veprime të ngjashme, duke filluar nga kryetarja e bordit aktual Besa Shatri Berisha.
Por jo vetëm kaq. Dyshimet janë se vetëm gjatë muajve të fundit janë punësuar mbi 200 militantë të pushtetit aktual e familjarë të tyre, të gjitha këto duhet të hetohen.

Sapo të kemi informacione të detajuara për të tjerët, do t’i dërgojmë në polici.’’/Periskopi