Formacionet zyrtare: Chelsea – Porto

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale mes Chelsea dhe FC Porto.

Chelsea llogaritet favorit absolut nga kjo ndeshje, mirëpo Porto ka ditur këtë sezon të surprizojë skuadra të mëdha, shkruan lajmi.net.

Në ndeshjen e parë, Chelsea fitoi me rezultat 2-0 në Portugali për t’i shtuar kështu edhe më shumë gjasat për një kualifikim në gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve.

Formacionet zyrtare:

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Thiago Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Chilwell; Mount, Havertz, Pulisic.

Porto: Marchesin; Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu; Sergio Oliveira, Uribe, Otavio, Grujic; Corona, Marega.