Vedat Muriqi shënon gol të bukur (Video)

Vedat Muriqi s’ka të ndalur. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar golin e dytë për Fenerbahçen në sezonin e ri në Superligën turke.

Ai shënoi në minutën e 77-të ndaj Istanbul Bashakshehirit, duke barazuar rezultatin 1 – 1.

Muriqi realizoi edhe në pjesën e parë, por goli ishte anuluar nga teknologjia VAR.