Anëtari i AAK-së, Fitore Pacollit: Po me nënën e Ramushit ç’pate?

Anëtari i AAK-së Naim Ramizi, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore për akuzat e saj në drejtim të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj dhe nënës se tij, Rukës.

Ramizi ka thënë se është për keqardhje se si një femër, merret me një grua që ia dha tre djemë Kosovës.

“Fitore Pacollit nuk po i mjaftojnë kritikat e pabaza për Ramushin, nuk po i mjafton një mal me gënjeshtra në drejtim të tij, ajo po merret edhe me nënën Rukë. Fitorja mbrëmë na tregoi qysh nëna e Ramushit paska qenë jashtë vendit për shërim. Ajo po e lakon emrin e nënës që i’a dha tre djem Kosovës, nënës që i dha kaq shumë kësaj toke e që ka aq dhimbje në zemër. Emrin e sajë po e përdorë për marketing politik, e kush? Fitorja, një femër, mbase një nënë?!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Fitore Pacollit nuk po i mjaftojnë kritikat e pabaza për Ramushin, nuk po i mjafton një mal me gënjeshtra në drejtim të tij, ajo po merret edhe me nënën Rukë.

Fitorja mbrëmë na tregoi qysh nëna e Ramushit paska qenë jashtë vendit për shërim. Ajo po e lakon emrin e nënës që i’a dha tre djem Kosovës, nënës që i dha kaq shumë kësaj toke e që ka aq dhimbje në zemër. Emrin e sajë po e përdorë për marketing politik, e kush? Fitorja, një femër, mbase një nënë?!

Një nënë, duhet t’ia di ose ta ndjejë dhimbjen e një nëne.

Fitore Pacolli, a kishit me qenë ju e gatshme me i’a dhënë një fëmijë Kosovës?

Kurrë, asnjëherë.

Ju jeni lindë për me i marrë Kosovës,andaj shkelni e fyeni mbi vlerat më sublime të këtij vendi.

Paramendoje të shkosh të flesh e fëmijët një natë afër të mos i kesh?

Fitore Pacolli, a nuk t’u dridhur buza kur përmende nënën Rukë?

A nuk munde me e kursyer të paktën këto ditë kur ajo ka shumë mërzi?

Fitore, ju vraftë loti i sajë!

A ju ka mbetur një pikë ndërgjegje more, deri ku doni me shku?

A keni fytyrë?

Nuk mundeni me fyer e me shkelë mbi këto vlera që janë themeli i këtij shteti.

Jo, jo nuk mundeni, nuk ju lejojmë.

Fitore, derisa ju po e lakonit emrin e sajë, Ruke Haradinaj po vriste dhimbjen në përvjetorin e vrasjes tinzare të Enverit, pikërisht mbrëmë dhe përvjetorit të rënies heroike të Shkelzenit sot. E gjete ditën me prekë zemrën e një nëne që veç dhimbjes asgjë tjetër në këtë jetë nuk njohu.

Ruke Haradinaj nuk ështė vetëm nëna e Ramushit, Dautit, Luanit, Shkelzenit, Enverit, Frashërit e Vetonit, ajo është edhe e bija e Azë Brahimajt, nanës së UÇK-së, dëshmores së Kosovës. Nëna Ruke është nëna e gjithë atyre ushtarëve që i’u dha bukë e i deshi si djemtë e sajë, ajo është nëna e gjithë rinisë së atëhershme që duke shuar jetët e tyre të njoma po i jepnin jetë Kosovës.

Është nëna e të gjithë atyre që historinë legjendë të kësaj familje e ndjejnë dhe e përjetojnë si të ishte familja e tyre, mishërohen me te pra është edhe nëna ime.

Kur s’mund t’ia bëni më të lehtë dhimbjen të paktën mos i’a shtoni atë, mos ia trazoni plagët e sajë e mos trazoni shpirtin e bijve të vrarë.

Lutem që nënën Rukë të mos u ligështojnë e as mos e zemërojnë gojët e liga, ato që flasin e ecin mbi këtë dhe por nuk peshojnë mbi të!

Lutem që ajo të qëndrojë e fortë ashtu siç ke qëndruar në këto ditë të dhimbjes krenare, lutem që ajo të ketë shëndet e të jetoj gjatë!

Lëreni plagët le s’pushojnë mos i trazoni!