Anije e mbytur me emigrantë në Paxos, ka shumë të vdekur

0
252

Sipas informacioneve të fundit si pasojë, një varkë me 50 emigrantë u fundos 13 milje detare në jugperëndim të Paxos në Greqi.

Sipas informacioneve të fundit, si pasojë e fundosjes kanë humbur jetën shumë emigrantë kurse 21 prej tyre janë shpëtuar nga një operacion që ende po zhvillohet nga marina greke, policia dhe roja bregdetare.

Marina greke deri tani ka rekuperuar vetëm 3 trupa të viktimave të tragjedisë.

Në operacion janë përfshin 6 anije ardhur nga porti i Igoumenicës, Korfuzi, Paxos dhe Lefkada.

Anije luftarake dhe  2 avionë ‘Super Puma’ janë pjesë e mega operacionit.

Ende nuk ka informacion për kombësinë e emigrantëve.

Shqiptarja.com