Antidroga godet rrjetin në veri/ Pranga 4 serbëve, sekuestrohen mbi 2 mijë fije kanabisi

Antidroga e Policisë së Kosovës ka shkatërruar sot një laborator për kultivimin e substancave narkotike në Komunën e Zveçanit.

Lajmin e ka dhënë kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton Fokusi.info.

“Sapo është shkatërruar laboratori i radhës i kultivimit të substancave narkotike, në Komunën e Zveçanit. Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar 3 shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Ai thotë se do të vazhdojnë me intensitet të shtuar dhe pakompromis të luftojnë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cënojnë jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.