Pallaska: Shqiptarët preferojnë të votojnë fituesit, përfundojnë te sunduesit

Avokati i njohur kosovar, Dastid Pallaska, ka hedhur një koment të shkurtër sot në rrjetin e tij social Facebook.

Ai përmes një shkrimi, ka thënë se problem kryesor me shqiptarët është se gjithmonë preferojnë të votojnë për fituesit.

E, sipas tij, pastaj gjithmonë përfundojnë duke zgjedhur sunduesit.

Ai këtë koment e bëri duke parë zhvillimet e fundit në vend.

Ndërkaq, sondazhet e fundit, e qesin Vetëvendosjen si partinë e parë në këto zgjedhje të 14 shkurtit.

Postimi i tij i plotë:

Problemi kryesor me shqiptarët në zgjedhje është se preferojnë të votojnë për FITUESIT.

Për këtë arsye, gjithmonë përfundojnë duke zgjedhur SUNDUESIT.