Fushë Kosovë: Vetura godet këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ku një këmbësor është goditur nga një veturë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur në orën 21:00, ku vetura pasi ka goditur këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 21:00 në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident. Një këmbësor është goditur nga një veturë, ku pastaj vetura është larguar nga vend- ngjarja. Policia është duke u marrë me rastin”, ka thënë ai.