Gjilan: U futën në dy shtëpi për të vjedhur, hetohen nga familjarët, gjatë ikjes plagosin një 17 vjeçar – njëri nga ta arrestohet

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit, si pasojë një 17 vjeçar është plagosur.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19: 55, kur dy persona me armë zjarri, fillimisht janë futur në një shtëpi ku nuk gjendej askush brenda, më pastaj kanë vazhduar në shtëpinë e dytë, po të njëjtës familje.

Mësohet se pasi janë futur në shtëpinë e dytë janë penguar nga familjarët.

Njëri nga ta në tentim për të ikur, ka plagosur me armë zjarri në këmbë një 17 vjeçar, të familjes ku kishte ndodhur grabitja.

Policia njofton se ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për grabitje dhe plagosje, (shqiptar) me nënshtetësi të serbe.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.