Anulohet konkursi për pranimin e punëtorëve në ndërmarrjen ‘Trepça’ (Dokument)

Ndërmarrja “Trepça” ka anuluar konkursin për pranimin e punëtorëve të rinj në Stan Tërg dhe Artanë.

Gazeta Scanner ka siguruar dokumentin për anulimin e konkurseve në ndërmarrjen “Trepça”.

Ky vendim ka ardhur pas protestave të disa kandidatëve të cilët nuk kanë arritur ta kalojnë testin me shkrim, por që janë shprehur të pakënaqur për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve në fazën e parë.