Fëmiu tre vjeçar përfshihet nga flakët në shtëpinë e tij në Ferizaj

Një fëmijë tre vjeç është lënduar nga tymi dhe flaka, pasi zjarri kaploi dhomën ku ai po qëndronte.

Fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, njofton policia.

Policia po heton se si erdhi deri tek përhapja e zjarrit.