Arben Gashi tregon pse LDK duhet ta ketë Ministrinë e Punëve të Brendshme

Arben Gashi nga LDK ka komentuar mospajtueshmërinë e partisë së tij me VV-në rreth ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Nëse edhe MPB lihet tek VV, do të ishte disbalancim. Pastaj edhe ministria e Mbrojtjes. Jo krejt sektori i sigurisë të jetë i disbalancuar.

Edhe Ministria e Mbrojtjes kërkon një qasje më të qetë dhe më të kujdesshme për shkak të specifikave që ka. Ajo krijohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Gashi sonte në Zona B.

‘’Në ministrinë e Arsimit, LDK ka shumë për të dhënë. Kjo mund të bëhet, nëse LDK ka ministrin, VV zv/ministrin e kështu me radhë’.