SPORT Arbër Zeneli shënon golin e parë për Reims (Video) 24/02/2019 - 17:30 677 FacebookTwitterViberWhatsApp Futbollisti nga Kosova, Arbër Zeneli, ka shënuar golin e tij të parë për skuadrën franceze, Reims. Këtë gol futbollisti 23 vjeçar e ka realizuar kundër skuadrës Montpellier në kuadër të Ligue 1. Fillimisht Zeneli ka asistuar për Oudinin në minutën e 27-të për të barazuar rezultatin në 1:1. Ndërsa, në minutën e 47-të ai u caktua për të gjuajtur nga penaltia dhe për të çuar në epërsi skuadrën e tij. Mirëpo vetëm tetë minuta më pas, skuadra Montpellieri ka arrit që ta barazojë rezultatin në 2:2