Dellova, zgjedhet futbollisti i vitit

Anëtari i Ballkanit, Lumbardh Dellova është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2023.

Çmimi është ndarë në gala mbrëmjen e Federatës së Futbollit të Kosovës “Laureatët 2023”, njofton Klankosova.tv.

Dellova ishte ndër më të mirët në suksesin e Ballkanit, ku arriti të shpallet kampion dhe gjithashtu dha dorë të madhe në kualifikimin e skuadrës suharekase në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ai është duke u kërkuar nga shumë klube, ku madje mund të ndërroj mjedis që në afatin kalimtar të janarit.