Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Europa League, eliminon Napolin (Video)

Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League, pasi e eliminoi Napolin duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2 – 0.

“Topçinjtë” triumfuan me rezultat minimal 0 – 1 në ‘San Paolo’ me golin e bukur të sulmuesit, Alexandre Lacazette, i cili realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 36-të.

Arsenali edhe në stadiumin ‘Emirates’ kishte fituar me rezultat 1 – 0.

https://streamable.com/en6zy