Arratisen dy të mitur nga burgu i Lipjanit

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 20:30, janë arratisen dy të mitur.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 20:30, të miturit me masë edukative, A. R. (2003) dhe B. T. (2002) janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan – tip i hapur.

A. R. kishte të shqiptuar masën edukative, një vit e gjashtë muaj për veprën penale vjedhje e rëndë, ndërsa B.T. kishte masën edukative një vit për veprën penale lëndim i lehtë trupor.