Arrestimet e veteranëve të UÇK/ Paskal Milo: Prapa fshihet dora e shërbimeve të huaja sekrete. Dosjet e Gjykatës Speciale janë të mbyllura me…

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka hedhur një tezë të fortë se prapa dosjeve të Speciales në zyrat e OVL të UÇK fshihen shërbimet e huaja sekrete.

Sipas Milos, nuk mundet që ato dosje, për t’i kontrolluar të të duhet të kalosh në shumë filtra dhe që janë të kyçura me 7 palë çelësa të përfundojnë jashtë Gjykatës pikërisht në zyrat e veteranëve.

”Nuk dua të bëj teori konspirative, por është dora e shërbimeve sekrete të huaja. Ato dosjet që u gjetën në zyra, janë të mbyllura me 7 palë çelësa dhe për të ndërhyrë e për ti kontrolluar duhet të kalosh në disa flitra. Si mund të hysh direkt dhe t’i marrësh.

Prandaj për mua është dorë e shërbimeve sekrete të huaja sa i përket dosjeve tek zyrat e OVL të UÇK”– tha Milo.