Arrestohen dy persona në Podujevë për bixhoz të paligjshëm

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NJRHKEK) në Prishtinë, pas marrjes se një informate dhe hetimit rreth saj, më 16.07.2019, ka arrestuar dy të dyshuar.

Hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë, në koordinim me organet e drejtësisë, sot në Fshatin Shakovicë të Komunës së Podujevës, nga një lokal dhe një shtëpi, kanë konfiskuar dëshmi relevante që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Të dyshuarit (i pari pronar i lokalit, tjetri punëtor në lokal), të cilët janë arrestuar nga policia janë:

· E. H. viti i lindjes 1998 dhe

· A. H. viti i lindjes 1996

Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit ndalohen për 48 orë në mbajtje.