Arrestohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje

Hetuesit policor të stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Personat e arrestuar: V.M, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B .K mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet të jenë të përfshirë në së paku gjashtë raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës.

Personat arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet.