Arrestohet edhe i dyshuari i dytë që kërcënoi KFOR-in me vrasje, gjendet një armë

Policia e ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë që kërcënoi me vrasje dy pjesëtarët e KFOR-it italian në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, është gjetur një pushkë dhe municion.

“Pas intervsitimit, me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, tha Bytyqi për Klankosova.tv