OVL UÇK Pejë mbjell pemën në nderim të Heroit Bekim Berisha – Abeja

OVL  UÇK-së në Pejë në nderim të jetës dhe veprës së heroit të kombit, Bekim Berisha –Abeja, ka mbjellur një pemë në përvjetorin e rënies.

Njoftimi i plotë i OVL UÇK në Pejë:

Sot në ditën e përjetësisë së tij, në nderim të rënies së Heroit tonë Bekim Berisha – Abeja, mbjellëm një pemë në oborrin e OVL UÇK Pejë.

Të pranishëm ishin luftëtarë e shokë nga diaspora, që po kalojnë pushimet në Atdhe.

Lavdi Heroit tonë, kujtimi për të kurrë mos u harroftë!