Arrestohet hajni i veturave në Prishtinë, i konfiskohet vetura e vjedhur dhe tetë thika

Policia e Kosovës ka arritur që ta bëjë arrestimin e një personi nga Shtimja, i cili kishte kryer një vjedhje të një veture në Prishtinë

Policia ka arritur ta identifikojë vendndodhjen dhe ta arrestojë të dyshuarin, i cili kishte vjedhur veturën në një parking në Prishtinë.

Pas arrestimit atij i është konfiskuar vetura e vjedhur dhe i është kthyer pronarit, po ashtu i janë konfiskuar edhe tetë thika dhe një kapelë.

“Ankuesi K/Shqiptar ka njoftuar Policinë se nga parkingu i është vjedhur vetura e tij. Pas hetimeve të zhvilluara Policia ka arritur ta lokalizojë veturën dhe në momentin që aty ka ardhur i dyshuari, i njëjti është arrestuar. Tek i dyshuari janë gjetur një armë imituese (shkrepëse), tetë thika dhe një kapelë që së bashku me veturën janë konfiskuar. Pas ekzaminimit vetura i është kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari i është dorëzuar njësisë nga Stacioni Policor në Shtime si i dyshuar për kryerjen e disa veprave tjera”, thuhet në raportin e policisë.