Arrestohet hajni i veturës

Policia ka arrestuar një person që dyshohet se ka vjedhur një veturë në Ferizaj para dy ditësh.

Ai është kapur duke vozitur veturën e vjedhur në Milloshevë të Vushtrrisë dhe pas arrestimit e kanë konfiskuar veturën, njofton Klan Kosova.

I dyshuari është me iniciale R.A 37 vjeçar.

Pas procedurave vetura e konfiskuar e tipit “Ford” i është kthyer pronarit.