Arrestohet i kërkuari për vrasje në Prizren: Policia tregon se çfarë gjeti në shtëpinë ku ishte fshehur

Është arrestuar Aziz Gashi, i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçariti në Prizren.

Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë 50-vjeçarin, Aziz Gashi, i dyshuar për vrasjen Beqir Morinës, të dielën mbrëma në lagjen “Arbana” në Prizren.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija. Ai ka treguar se arrestimi i tij është bërë rreth orës 20:00 në një fshat të Malishevës.

Ai gjithashtu ka thënë se kanë bastisur edhe shtëpinë ku i dyshuari kishte qëndruar, dhe se aty e kanë konfiskuar një armë, kallashnikov e që dyshohet të jetë arma me të cilën është kryer krimi.

“Është arrestuar I dyshuari për vrasjen e Beqir Morinës, Aziz Gashi sot rreth orës 20:00, në fshatin Tërpezë të Malishevës. Kemi bashkëpunuar me njësite e drejtorive rajonale me Policinë e Gjakovës e Prishtinës, dhe Njësinë e Reagimit të shpejtë. Gjithashtu si informatë shtesë, gjatë ditës është bastisur edhe shtëpia ku është I dyshuari ka qëndruar. Aty është sekuestruar arma e tipit Kallashnikov dhe disa dokumente të tij, dhe dyshohet se ajo armë që e kemi sekuestruar po e njetjat është përdorur për krim”, ka thënë drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija.