Arrestohet personi që i iku Doganës me shumë para në veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për shmangie nga pagesa e detyrueshme doganore.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ishte shtetas i huaj.

“Gjatë kontrollit në veturën e tij me targa të huaja, në një çantë i janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme”, thuhet në sqarim.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.