Arsenali fiton me përmbysje ndaj Everton (Video)

Arsenali ka arritur një fitore të madhe 3 – 2 ndaj Arsenalit, në duelin për një vend në zonën europiane. Pa kaluar as 50 sekonda, Calvert-Lewin e dërgoi topin në rrjetë pas një veprimi të bukur akrobatik. Arsenali do të përmbyste rezultatin në harkun e 5 minutave.

Një dalje mjaft e mirë e Saka në minutën e 27-të, u shfrytëzua në mënyrën më perfekte të mundshme nga talenti Edeard Nketiah. Më pas skuadra e Artetës arriti që të shënonte sërish me Aubameyag që nuk fal me një goditje në hyrje të zonës në minutën e 33-të.

Evertoni nuk dorëzohet dhe arriti sërish që të barazonte. Në minutën e katërt të shtesës së pjesës së parë, braziliani Richarlison përfitoi nga përgjumja e vendasve duke mposhtur Lenon.

Fillimi i pjesës së dytë foli për topçinjtë që shënuan golin e avantazhit dhe të fitores me Aubameyang. Në minutat në vijim pavarësisht rasteve të shumtë të ekipit të Ancelotti-t rezultati nuk do të ndryshonte.