Arsenali humb në ‘Emirates’, nuk e shfrytëzon gabimin e Man Unitedit (Video)

Arsenali është mposhtur me rezultat 2 – 3 në stadiumin ‘Emirates’ nga Crystal Palace dhe  nuk shfrytëzoi gabimin e Manchester United.

“Topçinjtë” kishin shansin ta blindonin pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, pas dështimit të “Djajve të Kuq”, por gabuan në shtëpi.

Christian Benteke shënoi për 0 – 1 në minutën e 17-të.

Arsenal arriti të këndellej në pjesën e dytë, duke i barazuar shifrat në 1 – 1 me anë të Mesuto Ozil në minutën e 47-të.

Por, Wilfried Zaha e riktheu epërsinë për mysafirët, duke realizuar në minutën e 69-të.

Mc Arthur e trefishoi epërsinë në minutën e 69-të, ndërsa Arsenal arriti ta ngushtonte epërsinë në 2 – 3 me anë të Pierrer Emerick-Aubameynag në minutën e 77-të.

Pas javës së 35-të, Arsenal gjendet në vendin e katërt me 66 pikë, po aq sa ka edhe Chelsea në të pestin dhe Manchester United 64 pikë në vendin e gjashtë.

https://streamable.com/x4skb