Ferit Keta ka nokautuar kundërshtarin serb në raundin e tretë (foto)

Boksieri shqiptar, Ferit Keta, ka arritur që ta nokautojë kundërshtarin serb, Slavoljub Mitiq, në raundin e tretë të ndeshjes së zhvilluar në Maltë.

Kjo është fitorja e 13-të me radhë për boksierin 30 vjeçar që nuk ka pësuar ende asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist.

Ketës iu nevojitën tre raunde për ta hedhur në tapet rivalin serb i cili pësoi humbjen e 10-të në karrierën e tij si boksier.