Kosova shënon fitore historike në Bullgari (video)

Kosova ka shënuar fitore historike 2 – 3 ndaj Bullgarisë në Sofje, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Njëherish kjo ishte fitorja e parë në histori në eliminatoret e Evropianit, pas tre barazimeve radhazi.

Kosova kaloi e para në epërsi, kur Milot Rashica realizoi në minutën e 14-të për 0 – 1.

Atëherë kur mendohej se pjesa e parë do përfundonte me avantazhin e Kosovës, në skenë doli Igor Popov që shfrytëzoi mjaft mirë gabimin e repartit defanziv për të barazuar rezultatin 1 – 1 në minutën e 43-të.

Bullgaria në fillim të pjesës së dytë kaloi në avantazh 2 – 1 me golin e Kristian Dimitrov në minutën e 55-të

Megjithatë, Kosova u kundërpërgjigj shumë shpejtë duke barazuar gjithçka me Vedat Muriqin, i cili shënoi me kokë pas krosimit të Benjamin Kolollit në minutën e 64-të për rezultatin 2 – 2.

Vazhdimi i ndeshje shkoi totalisht në favorin tonë, duke dominuar gjithçka, por pa arritur të shënohej ai goli i epërsisë.

Goli i shumëpritur erdhi në fundin e ndeshjes, kur zëvendësuesi Elbasan Rashani realizoi me kokë për fitoren historike të Kosovës, pas asistimit të Milot Rashicës në minutën e 93-të.

Golat e takimit: